Një vetaksident me fatalitet ka ndodhur në Suharekë

  • A.P /
  • 25 April 2025 - 08:38
Një vetaksident me fatalitet ka ndodhur në Suharekë

Një vetaksident me fatalitet ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në rrugën mes fshatrave Shirokë dhe Sopij të Suharekës, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Nga ky aksident ka humbur jetën edhe një person.Kjo është konfirmuar nga zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

Mësohet se viktima është dërguar në Spitalin Rajonal të Prizrenit por që nuk ka arritur që t’i mbijetojë plagëve.

“Hetuesit e trafikut kanë dal në vendngjarje gjithashtu, është njoftuar prokurori kujdestar dhe me urdhër të tij trupi i pa jetë është dërguar në Institutin Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për egzaminim.”, ka thënë Bytyqi.


(Kosova Sot Online)