
Gërvalla: Opozita ende nuk është kthjellur, i bëj thirrje qytetarëve të ushtrojnë presion publik

Deputetja Donika Gërvalla ka bërë një thirrje të çuditshme para hyrjes në Kuvend, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Ajo ka kërkuar që qytetarët të bëjnë presion publik ndaj atyre që e bllokojnë Kuvendin.
“Ne kemi thënë që Albulena Haxhiu është kandidatja jonë. Femra më e votuar në vend. Nuk ka asnjë arsye, asnjë grup ta refuzojë. Jo vetëm personalitet i jashtëzakonshëm, por edhe person që ka dëshmuar përkushtimin e saj për këtë vend. Opozita nuk duan ta pranojnë vullnetin e qytetarëve. Dihet kujt i takon kryetari i Kuvendit. Partia fituese e cakton emrin, edhe votohet kryetari i Kuvendit. Bllokimi i konstituimit të institucioneve, tregon që opozita ende nuk është kthjellur. I bëj thirrje qytetarëve të ushtrojnë presion publik ndaj atyre që bllokojnë Kuvendin”, tha Gërvalla.
(Kosova Sot Online)