
Bajqinovci: Kurti mund t’i japë ministri Fatmir Limajt por jo postin e Kryeparlamenarit

Deputeti i VV’së, Mefail Bajqinovci ka thënë se nëse bëhet koalicion me Nismën, atëherë kryetarit të kësaj partie, Fatmir Limajt mund t’i jepet ndonjë ministri, por jo postin e kryeparlamentarit, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Bajqinovci thotë se puna e kryeparlamentarit ka marrë fund në momentin kur është propozuar Albulena Haxhiu.
Ai thekson se kryeparlamentari i takon VV’së.
”Unë momentin që Haxhiu ka dalë në propozim unë mendoj që kjo punë vec ka marrë fund. Një koalicion me Limaj, nëse bëhet, tash nuk e di, mund të jetë ndarja ndoshta e çështjeve të pozitave të ministrave, e jo të kryetarit të Kuvendit, sepse ajo na takon neve edhe me Kushtetutë”, tha ai.
(Kosova Sot Online)