Vjen reagimi pas paralajmërimeve për ngritjen e çmimit të bukës, kafesë e produkteve tjera

  • A.P /
  • 30 April 2025 - 14:39
Vjen reagimi pas paralajmërimeve për ngritjen e çmimit të bukës, kafesë e produkteve tjera

Autoriteti i Konkurrencës ka reaguar lidhur me paralajmërimet për ngritjen e çmimeve të bukës, kafesë dhe produkteve të shportës bazike, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Përmes një deklarate zyrtare, AK-ja thotë se nuk ka mandat për të përcaktuar ose ulur çmimet, por ndërhyn kur çmimet përcaktohen në mënyrë të bashkërenduar ose artificiale, nga ndërmarrje konkurrente.

“Fushëveprimi i autoritetit përfshin parandalimin dhe ndalimin e marrëveshjeve të ndaluara ndërmjet ndërmarrjeve, keqpërdorimit të pozitës dominuese, si dhe kontrollin e përqendrimeve ekonomike, në rastet kur ato cenojnë konkurrencën në treg”, thuhet në njoftim.


(Kosova Sot Online)