Një vajzë e mitur dhe një grua raportohen të zhdukura

  • A.P /
  • 01 May 2025 - 09:37
Një vajzë e mitur dhe një grua raportohen të zhdukura

Një vajzë e mitur në Piranë të Prizrenit dhe një grua në Gjonaj të po atij qyteti, janë raportuar të zhdukura në 24 orët e fundit, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë, e mitura raportohet e zhdukur nga e hëna dhe rastin e ka raportuar nëna e saj.

“Fsh. Piranë, Prizren 28.04.2025 – NN. Ankuesja femër kosovare, ka informuar se vajza e saj e mitur është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më. Sipas ankueses ajo është recidiviste. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftim.

Kurse, gruaja e në Gjonaj të Prizrenit raportohet e zhdukur nga e mërkura.

‘Fsh. Gjonaj, Prizren 30.04.2025-11:00. Ankuesi mashkull kosovar, ka njoftuar se nëna  e tij është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet për vendndodhjen e saj. Sipas ankuesit  dyshohet se viktima ka çrregullime mendore”, njofton Policia.


(Kosova Sot Online)