Abdixhiku godet Kurtin: Me të tillët s’mund të kesh takim as mirëkuptim

  • A.P /
  • 01 May 2025 - 11:34
Abdixhiku godet Kurtin: Me të tillët s’mund të kesh takim as mirëkuptim

I pari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, i cili ndodhet jashtë vendit, ka reaguar rreth dështimit të radhës së seancës për konstituimin eKuvendit, ku kryesuesi Avni Dehari propozoi votim të fshehtë për kryetarin e kuvendit, duke e cilësuar këtë veprim si ‘‘arbitraritet i plotë’’, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Abdixhiku ka kritikuar VV-në më tej, duke thënë se këta të fundit s’e njohin njerëzoren, as fjalën e as kurrizin.

I pari i LDK-së, ka vlerësuar se kjo qasje e VV-së duhet të refuzohet.

Postimi:

A po e kuptoni tani, se pse me të tillët, nuk mund të kesh as takim e as mirëkuptim?

Të takojnë, të mashtrojnë!

Gjersa të thërrasin në takim, jashtë të ofendojnë.

Në fund veprojnë në arbitraritet të plotë!

Sepse nuk njohin njerëzoren, as fjalën as kurrizin!

Kjo politikë duhet të marrë fund! LDK do t’i japë fund!

Është interes kombëtar refuzimi i qasjes së tillë politike, jo nënshtrimi e dorëzimi para saj. Shpresoj dhe partitë tjera ta kuptojnë këtë gjë sa më parë.

LDK e ka të qartë.

Prandaj është konsistente.

Para, gjatë e pas zgjedhjeve.

Prandaj votuesi e mbështetësi i LDK-së sot rri krenar! 

(Kosova Sot Online)