Maloku: A janë politikanët kosovarë kastë mediokrësh që po luajnë me ne?

  • A.P /
  • 01 May 2025 - 13:51
Maloku: A janë politikanët kosovarë kastë mediokrësh që po luajnë me ne?

Profesori Fadil Maloku ka reaguar ashpër ndaj klasës politike në Kosovë përmes një shkrimi, duke e cilësuar atë si një “kastë mediokrësh” që po luan me fatin dhe durimin e qytetarëve, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Maloku shtron pyetjen thelbësore: “A janë politikanët kosovarë kastë mediokrësh që po luajnë… me NE?”, duke ftuar qytetarët të reflektojnë mbi cilësinë e përfaqësuesve të tyre.

Postimi i plotë:

A janë politikanët kosovar, "kastë" mediokrësh që po luajnë...me NE?
(A di dikush nga Ju miq të më tregoj?)

* ATA FLASIN, por, nuk duan të DËGJOHEN përtej klanit të partisë!
* ATA DËGJOJNË, (si delet) por, s' KUPTOJNË si njerëz që kanë marr përgjegjësi të lartë shtetërore!
* ATA KUPTOJNË, por nuk REAGOJNË si qytetarë të vullnetit të mirë e fisnik!
* ATA REAGOJNË, por, GABOJNË me injorancën e tyre të ngjizur makiaveliste!
* ATA GABOJNË, por, s'PRANOJNË as faktet ligjore e as kodet morale e etike!
* ATA PRANOJNË, por, pastaj i NDRYSHOJNË qëndrimet, gjykimet dhe mendimet e dakorduara!
* ATA NDRYSHOJNË, por, kurrë s' BINDEN për mashtrimet që na bëjnë para syve tanë!

Atëherë, çfarë dreqi na duhen ky soj politikanësh, që gjithnjë mbesin të ngujuar në deliriumin e vetëkënaqësisë së tyre mazohiste....!?
Shkoni, more në....!?

(Kosova Sot Online)