
Haradinaj: Kurti s’guxon me u kthy në Qeveri pas certifikimit si deputet

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se lideri i VV-së, Albin Kurit, po e shkel ligjin dhe po bën krim që pas certifikimit si deputet po kthehet përsëri në zyrën e tij në Qeveri, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Haradinaj ka thënë se për këtë do të ketë kallëzim penal dhe se Kurti do të japë përgjegjësi.
“Kurti s’ka të drejtë me shku më në zyre të Qeverisë. Në momentin e certifikimit si deputet, Kurti po bën shkelje ligjore. Është krim shkruaja në zyrë.Është krim, shkelje e ligjit, dhe do të ketë kallëzim penal. S’guxon ashtu”, ka thënë Haradinaj.
(Kosova Sot Online)