
Krasniqi: Kurti nuk i ka votat për Qeveri prandaj po e mban peng Kuvendin

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka thënë se Albin Kurti dhe LVV po tentojnë që në forma të paligjshme e jokushtetuese dhe duke keqpërdorur Avni Deharin të imponojnë vullnetin e tyre,transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
“Në mungesë të shumicës parlamentare, Kurti dhe VV po tentojnë që në forma të paligjshme dhe jokushtetuese dhe duke keqpërdorur një njeri të moshuar, z.Dehari, tentuan të imponojnë vullnetin e tyre duke shkelur Kushtetutën hapur”, ka thënë Krasniqi.
Krasniqi ka thënë se VV duhet ta ndërrojë kandidatin dhe ta propozojë një kandidat që merr shumicën e votave për t’u bërë kryetar i Kuvendit.
“I ftojmë që ta ndërrojnë kandidatin, i cili mund të jetë një rrugëdalje e që mund të marrë shumicën e votave”.
“Kurti s’ka vota për t’u bërë kryeministër dhe kjo është arsyeja se pse po e mban peng Kuvendin”, ka thënë ai.
(Kosova Sot Online)