
Ky mot na mirërpret në këtë javë në Kosovë

Kjo javë në Kosovë pritet të karakterizohet nga kushte të ndryshueshme atmosferike, me kombinime të motit me diell dhe vranësira, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Moti të hënë parashihet me diell dhe vranësira, vende-vende edhe mund të ketë reshje të dobëta shiu.
E marta do të vazhdojë me kushte të paqëndrueshme, kryesisht me vranësira dhe reshje lokale shiu, herë pas here edhe në formën e rrebesheve.
Dita e mërkurë parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira, gjatë pasdites mundësi për rrebeshe shiu dhe bubullima.
(Kosova Sot Online)