Krasniqi: Mund të vijmë edhe 111 herë tjera por Albulena Haxhiu s’kalon

  • A.P /
  • 05 May 2025 - 10:47
Krasniqi: Mund të vijmë edhe 111 herë tjera por Albulena Haxhiu s’kalon

Kryetari i PDK’së, Memli Krasniqi i ka bërë ftesë Kurtit që ta ndërrojë kandidatin për kryetar të kuvendit. transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

“Nëse vërtetë dëshiron që të kemi rrugëdalje unë e ftoj që ta ndryshojë kandidaten, ne si PDK kemi dhënë mundësinë që të vjen një kandidat që mund të merr shumicën parlamentare në mënyrë që të konstituohet kuvendi”, tha ai.

“Mund të vijmë edhe 111 herë tjera, me shumë keqardhje e duke u shtrënguar para qytetarëve, por Albulena Haxhiu nuk kalon”, shtoi ai.

(Kosova Sot Online)