Kurti: Unë kryeministër, frikën e opozitës ta analizojnë analistët

  • A.P /
  • 06 May 2025 - 12:45
Kurti: Unë kryeministër, frikën e opozitës ta analizojnë analistët

Kryetari i VV’së, Albin Kurti, në Gjilan është pyetur se a pret përgjigje pozitive nga kryetari i LDK’së, Lumir Abdixhiku, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

“Ato janë çështje të Prishtinës, këtu jemi për banim”, tha shkurt ai pasi e vendosi gurthemelin e objekteve për banim të përballueshëm dhe social në Gjilan.

Më pas, një gazetar e pyeti a ekziston frikë te opozita që nëse konstituohet kuvendi formohet qeveria.

“Nuk është kollaj të analizojmë frikën e opozitës, edhe kjo është punë për analista. Unë kryeministër, vazhdojmë tutje ose VV vazhdojmë tutje”, tha Kurti duke qeshur.

(Kosova Sot Online)