Kancelari i ri gjerman, Friedrich Merz ka bërë betimin e tij në Bundestag

  • A.P /
  • 07 May 2025 - 07:50
Kancelari i ri gjerman, Friedrich Merz  ka bërë betimin e tij në Bundestag

Kancelari i ri gjerman, Friedrich Merz sapo ka bërë betimin e tij në Bundestag, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

The Guardian shkruan se, sipas kushtetutës, betimi bëhet me këto fjalë:

“Betohem se do t’ia kushtoj përpjekjet e mia mirëqenies së popullit gjerman, do të promovoj mirëqenien e tyre, do t’i mbroj nga dëmet, do të mbështes dhe do të mbroj Ligjin Themelor dhe ligjet e Federatës, do t’i kryej detyrat e mia me ndërgjegje dhe do t’u bëj drejtësi të gjithëve. Zoti më ndihmoftë.”

Sa i përket pjesës fetare në fund, “Zoti më ndihmoftë”, ajo është opsionale, atëkohë është raportuar se Scholz nuk e ka thënë – por meqenëse Merz është katolik, ai zgjodhi ta thotë.

Rikujtojmë se në një raund të dytë votimi gjatë ditës së sotme, Merz u zgjodh kancelar me 325 vota pro, 289 kundër, një abstenim dhe tre vota të pavlefshme.

(Kosova Sot Online)