Një person ka goditur tjetrin me veturë në Deçan dhe është larguar

  • A.P /
  • 07 May 2025 - 12:10
Një person ka goditur tjetrin me veturë në Deçan dhe është larguar

Një përleshje ka ndodhur mëngjesin e sotëm në një lokal në fshatin Strellc i Epërm të Deçanit, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Zëdhënësi i Policisë Rajonale të Pejës, Fadil Gashi, ka thënë se dy persona janë përleshur dhe më pas njëri prej tyre e ka goditur me veturë tjetrin.

Ai tha  se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore.

“Stacioni policor në Deçan është njoftuar për një aksident në fshatin Strellc. Kur kanë arritur në vendin e ngjarjes kanë kuptuar se ka të bëjë me një përleshje mes dy personave në një lokal , pastaj kanë dalë jashtë dhe njëri prej tyre e ka goditur tjetrin me veturë dhe është larguar. Nuk kemi informacione për të vrarë. Tash janë njësitet policore atje dhe e shohin se cka ka ndodhë”, tha ai.

(Kosova Sot Online)