Abdixhiku: I uroj Papa Leoni XIV një papat të bekuar

  • A.P /
  • 09 May 2025 - 11:00
Abdixhiku: I uroj Papa Leoni XIV një papat të bekuar

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka uruar për zgjedhjen e Papës, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Postimi:

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku uron të gjithë besimtarët katolik në Kosovë për zgjedhjen e Papa Leoni XIV.

“Në emër të gjithë anëtarësisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe timin personal shpreh urimet për të gjithë besimtarët e Kishë Katolike në Kosovë për zgjedhjen e Shenjtërisë së Tij, Papa Leoni XIV.

Zgjedhja e tij në krye të Selisë së Shenjtë është një moment i rëndësishëm për Kishën Katolike dhe për gjithë njerëzimin që aspiron drejt paqes, tolerancës e bashkëjetesës ndërfetare.

I uroj Papa Leoni XIV një papat të bekuar, të mbushur me urtësi e guxim për të udhëhequr me frymën e vëllazërisë dhe dialogut ndërmjet feve, kombeve dhe kulturave.

Qoftë misioni i Tij i shenjtë i ndriçuar e i udhëhequr nga Zoti!”

(Kosova Sot Online)