Kadrijaj: VV nuk mund t’i ndryshojë rregullat e lojës

  • A.P /
  • 09 May 2025 - 11:18
Kadrijaj: VV nuk mund t’i ndryshojë rregullat e lojës

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë ë Kosovës Time Kadrijaj ka thënë se ata tashmë kanë mbledhur disa nënshkrime për t’ju drejtuar Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Sipas saj, për të gjitha shkeljet kushtetuese që po bëhen gjatë seancave për tentim të konstituimit të Kuvendit të Kosovës ata do t’i drejtohen Gjykatës Kushtetuese.

“Sepse nuk bën të luhet me rregulloren e Kuvendit”, ka thënë Kadrijaj.  

Ajo thotë se këto bllokada po ndodhin pavarësisht se do të duhej që Kuvendi të konstituohej në plotin. “E më pas të shkohet në zgjedhje nëse është e nevojshme. Prandaj ne i kemi disa dhe do të mbledhim edhe nënshkrime tjera dhe do vazhdojmë me procedurën”, tha ajo

Krejt kjo do të ndodh pasi sipas Kadrijajt, VV edhepse është parti fituese nuk ka të drejtë ti ndryshojë rregullat e lojës.

“ Të drejtën kanë për ta propozuar por ne nuk kemi obligim për tija votuar kandidaten. Ata duhet të bëjnë përpjekje vet që ti bëjnë 61 vota për ta kaluar propozimin

(Kosova Sot Online)