
Edona Llalloshi poston një ‘selfie’ me Kurtin e Konjufcën: Po bëhet mirë për Kosovën

Deputetja e re e Kuvendit të Kosovës, Edona Llalloshi, e Lëvizjës Vetëvendosje ka publikuar një fotografi me shefin e saj Albin Kurti, si dhe bashkëpartiakët Glauk Konjufca e Albulena Haxhiu, si dhe partneren e tyre të koalicionit, Mimoza Kusari-Lila, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Ndonëse sot dështoi konstituimi i Kuvendit edhe në përpjekjen e trembëdhjetë, Llalloshi u tregua optimiste në përshkrimin e kësaj fotoje.
Ajo tha se po bëhet mirë për artin e kulturën në vend, ndërsa “edhe më mirë” për Kosovën.
“Për artin-kulturën po bëhet mirë e për Kosovën edhe më mirë…”, shkroi ajo në Facebook.
(Kosova Sot Online)