Ky është i riu që humbi jetën pasi e zuri dheu gjatë punimeve

  • A.P /
  • 09 May 2025 - 14:00
Ky është i riu që humbi jetën pasi e zuri dheu gjatë punimeve

Pas shtatë ditësh kërkimesh intensive, është gjetur paraditen e kësaj të premteje trupi i pajetë i Ardit Beshirit, punëtorit 29-vjear, i cili humbi jetën si pasojë e rrëshqitjes së dheut teksa po punonte me eskavator, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Beshiri humbi jetën më 3 maj, pasi u zë nga një masiv dheu dhe inertesh, gjatë punës me një ekskavator në zonën e “Qafës së Burrelit”, pranë fabrikës së përpunimit të kromit në bashkinë Klos.

Rrëshqitja ndodhi në një distancë prej rreth 4 kilometrash dhe përfshiu një sipërfaqe të gjerë, duke e bërë kërkimin të vështirë për strukturat e emergjencës.

Pas lokalizimit, trupi i viktimës u nxor nga masivi këtë mëngjes. Policia dhe autoritetet përkatëse kanë nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet e ngjarjes dhe për të verifikuar nëse janë respektuar protokollet e sigurisë në zonën e punës.

(Kosova Sot Online)