
Pezullohet qendra e votimit në burgun ku votoj Erion Veliaj

Në qendrën e votimit të ngritur në burgun e Durrësit, ku votuan disa figura të njohura si Erion Veliaj, Lefter Koka, Alqi Bllako dhe Ilir Beqaj, është konstatuar një parregullsi gjatë numërimit të votave, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Sipas burimeve zyrtare, në kuti janë gjetur dy fletë votimi më shumë sesa numri i votuesve të regjistruar.
Për këtë arsye, kutia e votimit është pezulluar dhe rezultati i saj nuk është marrë në konsideratë.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), pritet të dalë me një vendim përfundimtar në lidhje me vlefshmërinë e votave në këtë qendër votimi.
(Kosova Sot Online)