Qytetarët iu 'kapen' Kurtit pasi bëri thirrje për të votuar në Eurovision: 'Kap bone qeverinë ti'

  • A.P /
  • 14 May 2025 - 13:45
Qytetarët iu 'kapen' Kurtit pasi bëri thirrje për të votuar në Eurovision: 'Kap bone qeverinë ti'

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka marrë reagime të shumta në një postim të tij në rrjete sociale, pasi kërkoi që të votohet për Shqipërinë në Eurovision, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Në një shkrim të publikuar mbrëmjen e së martës në Facebook, Kurti kërkoi të votohet “Shkodra Elektronike”.

 

“Të dashur vëllezër e motra shqiptar kudo që jeni, votoni për Shkodrën Elektronike!

Vazhdo me shndrit, shndrit, shndrit!” – ka shkruar ai.

Më poshtë, gjeni vetëm disa nga komentet e qytetarëve në llogarinë e Kurtit:

Image

(Kosova Sot Online)