
Trump propozon që ShBA të 'marrë' Gazën dhe ta kthejë në një 'zonë lirie'

Përderisa lufta mes Izraelit dhe Hamasit po vazhdon, presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar të enjten se dëshiron që Shtetet e Bashkuara të “marrin” Gazën dhe ta shndërrojnë në një “zonë lirie”, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Sipas AFP-së, Trump ka thënë se ka disa ide për Gazën që mendon se “janë shumë të mira”.
“Kam ide për Gazën që mendoj se janë shumë të mira — ta bëjmë një zonë lirie, të përfshihen Shtetet e Bashkuara dhe ta kthejmë thjesht në një zonë lirie,” raportohet se është shprehur Trump në Katar, duke shtuar se, do të ishte krenar që Shtetet e Bashkuara të merrnin atë dhe ta bënin zonë lirie.
Ndërkohë, kujtojmë që sulmet në Gaza po vazhdojnë, me zëdhënësin e mbrojtjes civile në Gaza, Mahmud Bassal, i cili ka njoftuar se të paktën 13 persona janë “nxjerrë nga rrënojat”, pas një sulmi ajror në agim në qytetin Khan Younis në jug të Gazës, kurse 35 viktima të tjera janë shënuar në 12 sulme të ndara në të gjithë Rripin e Gazës.
(Kosova Sot Online)