
Maqedonci: Marrëveshja me SHBA-në thellon bashkëpunimin në siguri

Ministri në dorëheqje i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci ka folur sot për dimensionin e sigurisë në Kosovë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
I pyetur për një marrëveshje ndërveprueshmërie dhe siguri në komunikim e cila u nënshkrua në 13 maj nga Jon Philips dhe Bashkim Jashari, Maqedonci tregon se cila është vlera politike e një marrëveshje të tillë mes Kosovës dhe SHBA-së.
“Është një marrëveshje për ndërveprueshmëri në aspektin e komunikimit dhe aspektin kibernetik. Është një produkt i një marrëveshje të mëparshme të nënshkruar nga Kurti dhe ish-ambasadori amerikan në Prishtinë Hovenier në vitin 2023. Por marrëveshja e tanishme e nënshkruar nga Ministria e Mbrojtjes së Kosovës dhe Departamenti i Mbrojtjes së SHBA-ve, ka rëndësi të madhe për thellimin e bashkëpunimit me Amerikën sidomos në aspektin e mbrojtjes dhe sigurisë sepse adreson disa çështje që kanë të bëjnë me sigurinë e informacionit”, tha Maqedonci.
Sipas tij, informacionet e marrëveshjes janë sensitive, siç janë sistemet amerikane që do përdoren në forcën e sigurisë së Kosovës sepse dihet që Kosova partnerin e saj kryesor për blerjet ushtarake ka SHBA-të.
“Ne jemi vendi i 33-të që SHBA-të kanë nënshkruar një marrëveshje të tillë dhe ka rrugë për bashkëpunim me Amerikën në të gjitha sferat e mbrojtjes, në veçanti të teknologjisë dhe të dhënave sensitive si dhe shumë elementë të tjerë që lidhen me pajisjet ushatrake”, theksoi Maqedonci”.
(Kosova Sot Online)