Kaja Kallas, këtë javë pritet të vijë për vizitë në Kosovë

  • A.P /
  • 19 May 2025 - 10:05
Kaja Kallas, këtë javë pritet të vijë për vizitë në Kosovë

Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, këtë javë pritet të vijë për vizitë në Kosovë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Për arsyet e ardhjes së saj pati folur edhe presidentja Vjosa Osmani.

Ajo shprehej se meqë këtë javë do gjendet në një vizitë të planifikuar jashtë vendit, takimin me Kaja Kallas e zhvilloi në Tiranë.

Ndër tjera presidentja Osmani, u shpreh se Kosova është e gatshme për hapin e radhës në rrugën e saj drejt Bashkimit Evropian.


(Kosova Sot Online)