
Rama për kompaninë 'Pastrimi': Me çështje puro-politike e sabotojnë punën

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka pritur sot në takim përfaqësuan e sindikatës së punëtorëve të Kompanisë “Pastrimi” pas gjendjes së rëndë të krijuar në Prishtinë në mes komunës dhe kompanisë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Përparim Rama me këtë rast tha se po u bëhet shantazh, por se s’do e lejojnë këtë.
Sipas tij, sabotazhi ka marrë fund dhe s’do të lejohet assesi.
“Kanë dashtë për përfitime të tyne me lënë me gjithë bërllok gjithë kryeqytetin, por ne sot e kurrë s’do e lejojmë. Ne kemi me i mbrojtë të drejtat e juve si punëtorë, s’keni me qenë pa punë. Kontrata janë që kanë qenë të gatshme, e janë të gatshme sot. Kanë qenë në dhjetor, në shkurt e sot që me qenë pjesë kompania Pastrimi e proceseve, e mos me iu cenu as pagesat, as pagat e punëtorëve. Por ja që për çështje puro-politike e sabotojnë punën e me qit keq kryetarin e kryeqytetin”,tha Rama.
(Kosova Sot Online)