
Tronditëse: Ja si u gjet një foshnje e porsalindur pa shenja jete në kamion mbeturinash

Një ngjarje e rëndë dhe tronditëse ka ndodhur në lagjen Matiqan të Prishtinës, ku një foshnje e porsalindur është gjetur pa shenja jete, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Sipas burimeve të afërta me hetimet, dyshohet se foshnja ishte bartur pa dijeni nga një kamion i mbeturinave. Shoferi i mjetit, i cili po kryente grumbullimin e mbeturinave në zonën mes lagjeve Kolovicë dhe Taslixhe, kishte vazhduar rrugën drejt deponisë në Matiqan, ku edhe është bërë zbulimi makabër.
Autoritetet janë vënë menjëherë në lëvizje. Prokuroria Themelore në Prishtinë ka konfirmuar nisjen e hetimeve.
“Prokurori kujdestar është njoftuar lidhur me rastin aktual dhe është duke ndërmarrë të gjitha masat dhe veprimet hetimore për çështjen në fjalë”, thuhet në deklaratën e Prokurorisë, e cila ka paralajmëruar informacione shtesë në vijim.
(Kosova Sot Online)