
Aksident në autostradën 'Ibrahim Rugova'

Një aksident trafiku ka ndodhur sot mes një kamioni dhe dy automjeteve në autostradën “Ibrahim Rugova”, ku janë lënduar tre persona, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Këtë e konfirmoi zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.
“Rreth orës 09:20 në autostradën ‘Dr. Ibrahim Rugova’ Suharekë-Duhël, KM-37 është shkaktuar aksident trafiku me lëndime në mes një kamioni dhe dy automjeteve me targa vendore. Si pasojë e aksidentit tre persona kanë pësuar lëndime trupore, të cilët me autoambulancë janë dërguar për tretman mjekësor. Autostrada Suharekë-Duhël ka qenë e bllokuar përkohësisht.”
(Kosova Sot Online)