Ndalen punimet në rrugën 'Agim Ramadani' pasi gjenden struktura arkeologjike

  • A.P /
  • 20 May 2025 - 13:20
Ndalen punimet në rrugën 'Agim Ramadani' pasi gjenden struktura arkeologjike

Gjatë punimeve për vendosjen e kabllove elektrike në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë, ekipet kanë hasur në struktura arkeologjike, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Për këtë arsye, punimet janë ndërprerë përkohësisht nga Inspektorati i Trashëgimisë Kulturore.

Burime brenda Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS), e kanë konfirmuar  ndaljen e tyre për shkak të gjetjeve arkeologjike.

Punimet janë zhvilluar pa leje nga institucionet përgjegjëse për trashëgimi kulturore, ndonëse zona është e mbrojtur.

Leja për punimet është dhënë nga Komuna e Prishtinës.

Ndërkohë, Komuna e Prishtinës ka bërë të ditur se deri më tani nuk ka pranuar ndonjë njoftim zyrtar lidhur me arsyet e ndërprerjes së punimeve.

Ndërkohë, për një rast të ngjashëm në rrugën “Qamil Hoxha”, Komuna nuk ka respektuar ndalimin e punimeve.


(Kosova Sot Online)