Parashikimi i motit për sot në Kosovë

  • A.P /
  • 21 May 2025 - 07:11
Parashikimi i motit për sot në Kosovë

E mërkura do të nisë me një atmosferë të lagësht dhe reshje të lehta shiu në orët e para të mëngjesit, duke krijuar një ndjesi të freskët dhe të qetë. Megjithatë, kjo qetësi nuk do të zgjasë gjatë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Me kalimin e orëve, moti do të marrë një kthesë më dinamike. Vranësirat do të shtohen dhe pasdite priten rrebeshe shiu, të shoqëruara me bubullima në shumë zona të vendit.

Për të gjithë ata që planifikojnë aktivitete në natyrë, këshillohet të jenë të kujdesshëm dhe të kenë me vete një çadër.

Termometri pritet të shënon temperatura prej 15 deri në 22 °C.

(Kosova Sot Online)