
KQZ-ja pritet t’i ndalë mjetet nga fondi i partive

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mbajë sot mbledhjen e radhës, ku në rend të ditës janë dy pika me rëndësi, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Gjatë takimit të KQZ-së do të diskutohet mbi rekomandimin për lirimin e kutive të votimit, me material zgjedhor.
Sipas njoftimit, KQZ-ja do të rekomandojë gjithashtu që nga fondi për mbështetjen e subjekteve politike të ndalohen mjete në vlerë të shumave të gjobave që PZAP-ja i shqiptoi përgjatë fushatës zgjedhore.
Mbledhja do të fillojë në orën 13:30.
(Kosova Sot Online)