Një pacient vdes pasi dyshohet se ra nga kati i tretë i spitalit

  • A.P /
  • 22 May 2025 - 09:00
Një pacient vdes pasi dyshohet se ra nga kati i tretë i spitalit

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmë rreth orës 23:15 në Spitalin Rajonal në veri të Mitrovicës, ku një pacient ka humbur jetën pasi që dyshohet se është hedhë nga kati i tretë i spitalit, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Lajmin e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i policisë për veriun, Veton Elshani.

“Rasti është duke u trajtuar si vdekje e dyshimtë, dyshohet se është hedhur nga kati i tretë i ndërtesës së spitalit”, tha Elshani.

Më tej ai shtoi se vdekjen e pacientit e ka konstatuat mjeku në vendin e ngjarjes.

“Trupi i pajetë është dërgu në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion”, tha Elshani.

(Kosova Sot Online)