Rama: Për të parin e Prishtinës do ta mundja edhe Albin Kurtin

  • A.P /
  • 22 May 2025 - 12:50
Rama: Për të parin e Prishtinës do ta mundja edhe Albin Kurtin

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, i ka bërë një kërkesë ndaj kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, duke e ftuar që të kandidojë vetë për kryetar të kryeqytetit në zgjedhjet e ardhshme, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Rama u shpreh i bindur se do ta mposhtte në një përballje direkte Kurtin.

”Unë i kisha sygjeru Albin Kurtit që të kandidoj se e di që e don shumë pozitën e kryetarit të Kryeqytetit kështu që mos me shti dikë aty vec me humb me djeg po vetë me kandidu mas mirti, unë mendoj që Albin Kurtit nuk i intereson zhvillimi i kryetqytetit, zhvillimi ekonomik apo urban i një zone, i intereson historia i intereson filozofia kshtu që nuk kam asnjë dyshim se e mundi në Kryeqytet”, tha Rama në 21.

(Kosova Sot Online)