Tahiri: BE-ja bëri të ditur se nuk njohin Kurtin si kryeministër në detyrë

  • A.P /
  • 23 May 2025 - 14:00
Tahiri: BE-ja bëri të ditur se nuk njohin Kurtin si kryeministër në detyrë

Edita Tahiri, e ka komentuar darken e mbrëmshme të kryediplomates së BE-së, Kaja Kallas, me kryeministrin në detyrë Albin Kurti, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ajo ka bërë me dije se ky ishte një mesazh i qartë për Albin Kurti.

Në profilin e saj në “Facebook”, Tahiri ka shkruar se kjo ka treguar se BE-së nuk e njeh Kurtin si kryeministër në detyrë.

“Kaja Kallas e qiti Kurtin me nje cep te restoranit – pra BE-ja beri te ditur se nuk njohin kryeminister ne detyre – por njohin kryeminister zyrtar qe del nga konstituimi i kuvendit dhe qeverise.”, ka shkruar Tahiri.

(Kosova Sot Online)