Niset grupi i parë i besimtarëve myslimanë të Kosovës drejt Haxhit

  • A.P /
  • 24 May 2025 - 09:42
Niset grupi i parë i besimtarëve myslimanë të Kosovës drejt Haxhit

Një grup i besimtarëve myslimanë nga Kosova është nisur drejt Mekës e Medinës për të kryer haxhin, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Bashkësia Islame e Kosovës ka njoftuar se grupi i parë i besimtarëve nga Kosova është nisur sot nga Aeroporti Ndërkombëtar “Adem Jashari” drejt vendeve të shenjta të myslimanëve.

“297 haxhilerë nga komuna e Prishtinës dhe Fushë Kosovës do të nisën rreth orës 08:00 të mëngjesit, ndërkohë që grupet e tjera pritet të udhëtojnë gjatë ditëve të ardhshme.  Haxhiu më i ri për këtë vit është një 15-vjeçar nga Prishtina, kurse më e vjetra është një 84-vjeçare po ashtu nga Prishtina”.

Nga Drejtoria për Haxh dhe Umre e Bashkësisë Islame të Kosovës thonë se “gjithçka është duke shkuar mbarë ashtu siç është paraparë”.

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës njofton se këtë vit nga Kosova për ta kryer haxhin do të udhëtojnë 1576 besimtarë.

(Kosova Sot Online)