Osmani kujton Rugovën në Ditën e Presidentit: Sot ecim hapave të tij

  • A.P /
  • 24 May 2025 - 13:56
Osmani kujton Rugovën në Ditën e Presidentit: Sot ecim hapave të tij

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, në ditën e Presidentit ka kujtuar ish-presidentin e Kosovës, Ibrahim Rugova, të cilin e ka cilësuar si ‘‘ati themeltar i Republikës sonë’’, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Osmani ka shkruar edhe se, sot ‘‘ecim hapave të tij’’.

‘‘Sot është Dita e Presidentit, e vendosur si e tillë nga Presidenti ynë historik Dr.Ibrahim Rugova, ati themeltar i Republikës sonë.

Sot ecim hapave të tij, në përpjekje të vazhdueshme për ta bërë Kosovën atë që e deshën e për të cilën sakrifikuan breza të tërë”, ka shkruar ajo. 


(Kosova Sot Online)