Një person është arrestuar në Shtime pasi kishte marrë pa leje një veturë

  • A.P /
  • 27 May 2025 - 10:05
Një person është arrestuar në Shtime pasi kishte marrë pa leje një veturë

Një burrë është arrestuar dje në Shtime pasi kishte marrë pa leje një veturë dhe nuk ia kishte kthyer pronarit, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

I dyshuari është gjetur nga patrulla policore duke marrë trajtim mjekësor në Qendrën e Mjekësisë Familjare dhe për të policia tha se është recidivist i marrjes së veturave dhe ka probleme mendore

“Shtime / 26.05.2025 – NN. Është arrestuar i dyshuari mashkull  për shkak se i njëjti kishte marrë pa leje nga ankuesi m/k veturën dhe nuk ia kishte kthyer. I dyshuari është gjetur nga patrulla policore duke marrë trajtim mjekësor në Qendrën e Mjekësisë Familjare dhe i njëjti është recidivist i marrjes së veturave dhe ka probleme mendore. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.

(Kosova Sot Online)