Lushtaku: Asnjë deputet i PDK-së nuk e voton Albulena Haxhiun

  • A.P /
  • 27 May 2025 - 11:19
Lushtaku: Asnjë deputet i PDK-së nuk e voton Albulena Haxhiun

Deputeti i PDK-së, Mergim Lushtaku, ka thënë se asnjë deputet i partisë së tij nuk e voton Albulena Haxhiun për kryetare të Kuvendit, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Kështu ka deklaruar Lushtaku në hyrje të seancës së radhës konstituive, i pyetur nëse LVV mund të bind ndonjë deputet për të përkrahur Haxhiun për kryekuyvendare.

Lushtaku ka thënë se të gjithë deputetët e PDK-së e kanë bërë të qartë që s’ka asnjë bashkëpunim me Lëvizjen Vetëvendosje.

“Qëndrimi jonë është i qartë. Çdo deputet I PDK-së e ka bërë të qartë që s’e voton Albulena Haxhiun dhe s’ka asnjë bashkëpunim me LVV-në”, ka deklaruar ai.


(Kosova Sot Online)