Kadrijaj: Është për 'mjerim' që Vetëvendosje për 22 herë nuk po gjen zgjidhje

  • A.P /
  • 27 May 2025 - 11:39
Kadrijaj: Është për 'mjerim' që Vetëvendosje për 22 herë nuk po gjen zgjidhje

Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj tha se është “për mjerim” që Lëvizja Vetëvendosje për 22 herë nuk po gjen zgjidhje për ngërçin politik, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ajo tha se “fajtori i vetëm në gjithë këtë situatë është Lëvizja Vetëvendosje dhe Albin Kurti”.

Kadrijaj tha se kanë ofruar zgjidhjen, duke bërë të ditur “së paku dy emra” që do t’i votonin për kryeparlamentare, ndërsa shtoi se janë të gatshëm edhe për zgjedhje.

“Ne jemi të gatshëm, sido që të rrjedhë situata, mirëpo sa kemi dalur prej zgjedhjeve”, tha ajo.


(Kosova Sot Online)