Pacolli: Asnjëherë nuk ka pasur më shumë mbështetje për fermerët në Kosovë si me Pecin

  • A.P /
  • 28 May 2025 - 10:48
Pacolli: Asnjëherë nuk ka pasur më shumë mbështetje për fermerët në Kosovë si me Pecin

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Fitore Pacolli, i ka dalë në mbrojtje ministrit të Bujqësisë Faton Peci, pasi u intervistua nga Prokuroria Speciale, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Pacolli nuk i përmendi bastisjet e sotme në Ministri të Bujqësisë.

Ajo përmes një positmi në Facebook përmendi subvencionet e ministrisë.

“Asnjëherë nuk ka pasur më shumë mbështetje për bujqësinë dhe fermerët në Kosovë se sa në 4 vitet e fundit”, ka shkruar ajo në Facebook.

Për Pacollin ishte raportuar se dy familjarë të saj kanë përfituar subvencione me nga 100 mijë euro. 

(Kosova Sot Online)