Kadrijaj: VV ndërhyri drejtpërdrejt në sistemin e drejtësisë

  • A.P /
  • 28 May 2025 - 15:10
Kadrijaj: VV ndërhyri drejtpërdrejt në sistemin e drejtësisë

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrijaj, ka reaguar pas zhvillimeve të fundit që lidhen me bastisjet dhe intervistimin e ministrit në detyrë të Bujqësisë, Faton Peci, nga Prokuroria Speciale dhe Policia e Kosovës, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Kadrijaj, ka kritikuar ashpër reagimet e zyrtarëve të Lëvizjes Vetëvendosje dhe Listës Guxo, duke i cilësuar si ndërhyrje të drejtpërdrejta në sistemin e drejtësisë.

“LVV kur janë në pyetje të tjerët nuk reagojnë, por kur bëhet fjalë për ministrat e tyre, atëherë reagojnë. Kjo është ndërhyrje e drejtpërdrejtë në drejtësi,” tha Kadrijaj.

(Kosova Sot Online)