Abdixhiku për deputetët e partisë së tij: Rrugën çel e kanë, nëse duan ta tradhtojnë votën e LDK-së

  • A.P /
  • 30 May 2025 - 08:09
Abdixhiku për deputetët e partisë së tij: Rrugën çel e kanë, nëse duan ta tradhtojnë votën e LDK-së

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka thënë se nuk flet me deputetët e LDK-së nëse kanë presion nga LVV.

LDK-ja e ka pranuar se disa deputetë të saj janë kontaktuar nga LVV.

Por, Abdixhiku tha se çdo deputet e ka rrugën çelë të shkojë, nëse mendon që duhet të tradhtohet vota e LDK-së.

“Me asnjë deputet nuk kam folur a keni presion apo jo, as nuk do t’i bindi. Tash po ju them kushdo që mendon që duhet me kalu në shumicë rrugën çel e kanë. Nëse mendoni me tradhtu rrugën e LDK-së urdhëroni, por asnjë nuk ka shfaq një gjë të tillë. Këto janë diskutime mediatike që lindin prej studiove më tepër, ka kontakte – por asnjë nuk ka thënë po shkojë”, ka thënë Abdixhiku.

(Kosova Sot Online)