Duda Balje shetitet me motoçiletë: Jemi në Shkup, ju e dini, por jo te Izeti, por te Ismeti

  • A.P /
  • 30 May 2025 - 13:35
Duda Balje shetitet me motoçiletë: Jemi në Shkup, ju e dini, por jo te Izeti, por te Ismeti

Deputetja Duda Balje është lajmëruar nga Shkupi duke publikuar një fotografi me motoçikletë që siç duket në shoqërimin e bashkëshortit të saj, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

“Jemi në Shkup, ju e dini, por jo te Izeti, por te Ismeti dhe ju përshëndesim”, shkroi Balje në një fotografi të postuar në story në Facebook.

Balje, pak më parë u pa në një kafene në Çarshinë e Shkupit, afër selisë së Izet Mexhitit, kryetari i Lëvizjes Demokratike dhe një nga liderët kyç të koalicionit VLEN në Maqedoninë e Veriut. Ajo u pa në kafenenë “Terasa”.

Kjo vizitë e Baljes në Shkup vjen pas deklaratave që ajo i bëri se i është ofruar pozita e profesoreshës në Shkup në këmbim të votës për Albulena Haxhiun kryeparlamentare.

Image

(Kosova Sot Online)