Dy persona kanë mbetur të vdekur nga një aksident trafiku në Itali

  • A.P /
  • 30 May 2025 - 14:33
Dy persona kanë mbetur të vdekur nga një aksident trafiku në Itali

Një aksident trafiku ka ndodhur në Itali, ku si pasojë dy persona kanë mbetur të vdekur, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Njëra nga viktimat dyshohet se është Driton Sadikaj, me origjinë nga Deçani.

Vdekjen e tij tashmë e kanë konfirmuar në rrjetet sociale familjarët e të ndjerit.

Sipas mediave italiane, një kamion u përplas me një tjetër, ku për pasojë dy persona vdiqën dhe një tjetër mbeti me lëndime të rënda.

(Kosova Sot Online)