
Berisha: Ata që vijnë në shtator këtu nuk janë deputetë

Lideri i opozitës, Sali Berisha, ka shprehur shqetësimin e tij për përbërjen e Kuvendit të ri, duke e cilësuar si një përfaqësues të një "farse elektorale" të shëmtuar, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Ai theksoi se ata që do të vinë në shtator nuk janë deputetë të vërtetë, por figura të krijuara nga një proces zgjedhor që nuk e ka parë vendi kurrë.
Sipas Berishës, kjo është një situatë ku e drejta e opozitës për të qëndruar dhe rezistuar është e padiskutueshme, dhe se opozita do të vazhdojë të luftojë për një parlament të vërtetë dhe të ligjshëm.
Pjesë nga deklarata:
Njëlloj, kanë një votë gjithsej.
Ata janë një.
Mos e pyet se kush vjen aty.
Nuk janë deputetë, janë përfaqësues të një farse të shëmtuar elektorale që nuk e ka parë vendi kurrë.
Të gjitha format e qëndresës janë të pranueshme.
Sot me drejtuesit politikë kemi çështje krejtësisht teknike.
Sot i gjithë takimi është për finalizimin sa më shpejt të raportit.
(Kosova Sot Online)