Hargreaves: 'Defender Europe 25' demonstroi aftësinë e FSK’së për bashkëpunim me ShBA’në

  • A.P /
  • 04 June 2025 - 11:27
Hargreaves: 'Defender Europe 25' demonstroi aftësinë e FSK’së për bashkëpunim me ShBA’në

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka vizituar ushtrimin “Defender Europe 25”, nikoqire e të cilit është Kosova, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ai ka thënë se ky ushtrim demonstroi aftësinë e FSK’së për të bashkëpunuar me forcat nga ShBA’ja, Shqipëria, Kroacia, Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria, duke treguar ndërveprueshmërinë mes aleatëve dhe partnerëve të NATO’s.

“Sot vizitova ushtrimin DEFENDER EUROPE 25, ushtrimi vjetor më i madh i Ushtrisë Amerikane. Ky ushtrim demonstroi aftësinë e Forcës së Sigurisë së Kosovës për të bashkëpunuar me forcat nga  [🇺🇸] SHBA,  [🇦🇱]  Shqipëria,  [🇭🇷]  Kroacia,  [🇲🇰]  Maqedonia e Veriut dhe  [🇧🇬]  Bullgaria në vendosjen strategjike të forcave, duke treguar ndërveprueshmërinë mes aleatëve dhe partnerëve të NATO-s. Ishte gjithashtu kënaqësi të takohesha me alumnen e 30-të të FSK-së nga Akademia Mbretërore Ushtarake Sandhurst në  [🇬🇧]  Mbretërinë e Bashkuar. Diskutuam për ato që ka mësuar në Britani dhe mënyrën si po i përdor ato sot për të sjellë ndryshime në FSK, ndërsa ajo zhvillohet si një forcë e sigurisë e përafruar me standardet e NATO-s”, ka shkruar ambasadori.

(Kosova Sot Online)