Arianit Koci ka shkuar te Kuvendi, për t’ua mbyllur derën deputetëve

  • A.P /
  • 05 June 2025 - 11:21
Arianit Koci ka shkuar te Kuvendi, për t’ua mbyllur derën deputetëve

Avokati Arianit Koci ka shkuar te Kuvendi, për t’ua mbyllur derën deputetëve pasi të futen në brenda për vazhdimin e seancës konstituive, në shenjë proteste për ngërçin politik, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri mbërriti aty, dhe pasi u përshëndet me Kocin, u informua për aksionin simbolik të tij.

“Du me ua mshelë derën, mos me iu lënë me dalë”, i tha avokati.

Haziri qeshi, ndërsa i tha të mos e bëjë këtë.

Deputeti tha se “përderisa po trajtohet në mënyrë procedurale, proceduralisht, nuk zgjidhet problemi” me konstituimin e Kuvendit.

“Çështja është politike. Nuk duhet, partia e parë, lideri i partisë së parë, kryeministri në detyrë, 24 porë, 7 ditë, me u ndalë, derisa ta mbërrin një marrëveshje dhe i bindë deputetët me votu”, tha ai.

Kur u nis të hynte në Kuvend, Koci e pyeti Hazirin për vonesën: “Pse po vonoheni? Çka është kjo kështu?”.

(Kosova Sot Online)