Myftiu - Albin Kurtit në BIK: Desha t’i ftojë deputetët me pre nga një kurban

  • A.P /
  • 06 June 2025 - 09:44
Myftiu - Albin Kurtit në BIK: Desha t’i ftojë deputetët me pre nga një kurban

Me rastin e festës së Kurban Bajramit, Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës priti kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Gjatë takimit, Muftiu Naim Tërnava, me ironi, u shpreh se kishte menduar t’i ftonte të gjithë deputetët për të prerë nga një kurban, me shpresën se kjo do të ndihmonte në zgjidhjen e ngërçit politik.

“Desha t’i ftojë të gjithë deputetët e parlamentit ta prejmë nga një kurban. Ndoshta po ju shkon mbarë e mirë. Ndoshta hapen rrugët. Temë e kam pasur natalitetin dhe kam kërkuar kush i ka nga 4-5 fëmijë t’i bëhet një banesë se po zbehet Kosova. Ka rënë shumë nataliteti”, tha Tërnava.


(Kosova Sot Online)