Arrestohet burri në Gjakovë pasi e largoi nga shtëpia gruan

  • A.P /
  • 07 June 2025 - 09:40
Arrestohet burri në Gjakovë pasi e largoi nga shtëpia gruan

Nëpërmjet raportit të saj të përditshëm, Policia e Kosovës, ka bërë të ditur se një person në Gjakovë, ka përfunduar në prangat e policisë, pasi që i njëjti ka kanosur dhe e ka larguar nga shtëpia bashkëshorten e tij,transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Nga PK-ja bëhet e ditur edhe se, policia gjatë kontrollit të shtëpisë, ka gjetur dhe ka sekuestruar një automatik AK-47 dhe 597 fishekë.

‘‘DHUNË NË FAMILJE

Gjakovë  04.06.2025 – 07:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që ditë më parë kishte kanosur bashkëshorten e tij dhe më pas e kishte larguar edhe nga shtëpia. Gjatë kontrollit të shtëpisë, janë gjetur dhe sekuestruar një pistoletë, një automatike AK-47 dhe 597 fishekë. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje’’, thuhet në raportin e PK-së. 

(Kosova Sot Online)