Osmani: Mirënjohje SHBA-së për shkollimin e kuadrove tona

  • A.P /
  • 07 June 2025 - 16:00
Osmani: Mirënjohje SHBA-së për shkollimin e kuadrove tona

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka shkruar për tre kosovarët të cilët kanë diplomuar në një prej akademive më prestigjioze ushtarake të SHBA-së, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

“Mirënjohje të përhershme për SHBA-në – aleatin tonë të pazëvendësueshëm, për shkollimin e vazhdueshëm të kuadrove tona”, ka shkruar Osmani.

Postimi i plotë:

 Krenari për Kosovën! 

Kadetët Arlind Shefiku dhe Enderon Vuthaj, si dhe major Gëzim Osmani e nënkolonel Gëzim Sada, kanë diplomuar me sukses në akademitë dhe kolegjet më prestigjioze ushtarake të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Suksesi i tyre është arritje për Forcën e Sigurisë së Kosovës, për Republikën tonë dhe një dëshmi e qartë e profesionalizmit në rritje të ushtarakëve tanë, gjë që e bënë edhe më të sigurt rrugën tonë drejt integrimit të plotë euroatlantik.

Mirënjohje të përhershme për SHBA-në – aleatin tonë të pazëvendësueshëm, për shkollimin e vazhdueshëm të kuadrove tona.

(Kosova Sot Online)