Izmaku: Presim diçka më serioze, Limaj për kryeparlamentar

  • A.P /
  • 09 June 2025 - 11:30
Izmaku: Presim diçka më serioze, Limaj për kryeparlamentar

Deputetja e Nismës Socialdemokrate, Xhevahire Izmaku ka deklaruar se po pret të shohë “diçka më serioze” në lidhje me zgjidhjen e ngërçit politik, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

“I vlerësoj përpjekjet për një qasje më ndryshe. I vlerësoj përpjekjet. I kam lexu me interes dhe po pres të shoh diçka më serioze në këtë drejtim”, tha ajo.

E pyetur nëse ka ndonjë kandidat unifikues për kryetar të Kuvendit që do të ishte ishte i pranueshëm për Nismën, ajo tha: “Absolutisht po. Është Fatmir Limaj”.

(Kosova Sot Online)