Gërvalla për arrestimin e ish policit: Kemi informuar misionet diplomatike në Kosovë dhe Beograd

  • A.P /
  • 09 June 2025 - 12:06
Gërvalla për arrestimin e ish policit: Kemi informuar misionet diplomatike në Kosovë dhe Beograd

Ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla ka thënë se i kanë njoftuar misionet e huaja diplomatike në Kosovë dhe Beograd për arrestimin e ish pjesëtarit të Njësisë Speciale, Arbnor Spahiu, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

“Kemi informuar edhe në Kosovë edhe në Beograd misionet e huaja diplomatike, kemi kërkuar ndihmën e tyre, kemi kërkuar qartësi dhe shpresojmë që cështja mundësisht sot të qartësohet, pra ai të mos mbahet fare për 48 orë.”

Gërvalla u bëri thirrje qytetarëve të Kosovës për kujdes gjatë kalimit nëpër Serbi.


(Kosova Sot Online)